Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 15:22

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka folur për gjendjen e sigurisë në vend.

Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, pjesëmarrja në luftëra të huaja si dhe gatishmëria e policisë për zbatimin e urdhrave të prokurorëve të Gjykatës Speciale për të arrestuar të dyshuarit e kësaj gjykate kanë qenë disa prej temave që ai ka prekur.

Ndërsa sa i përket themelimit të dhomave të veçanta të Gjykatës Speciale ai ka shtuar se organet e rendit janë të gatshme që të marrin përgjegjësi, shkruan zëri.

“Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i marrin përgjegjësit dhe obligimet, më konkretisht Policia e Kosovës do ta bëjë zbatimin e urdhrave të prokurorëve nga kjo gjykatë për ti arrestuar të dyshuarit e kësaj gjykate”, ka thënë ministri Hyseni.

Ai foli edhe për aplikimin e Kosovës në organizatën e Interpolit, ku theksoi së çështja është duke u shqyrtuar.

Hyseni tha se institucionet kosovare presin një vlerësimin pozitiv sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që pritet të ndodhë në muajin shtator nga institucionet e Bashkimit Evropian.