Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 14:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, sot ka vizituar Komunën e Skenderajt, ku është takuar me Këshillin për Siguri në Bashkësi. Ata diskutuan për çështjet e përgjithshme të sigurisë në Skenderaj veçanërisht për rrezikun e ekstremizmit fetar që po i kanosët vendit

Ministri Hyseni në mes tjerash tha që “bashkarisht mund ta parandalojmë ekstremizmin”. Ekstremizmi fetar është një rrezik i përgjithshëm, por duhet të punojmë që ta parandalojmë atë në mënyre që të mos përballemi më pasojat”, tha Hyseni.

Ndërsa nënkryetar i Komunës, Fadil Nura, e ceki shembullin e mirë që Komuna e Skenderajt ka treguar më rastin e largimit para disa viteve të Hoxhës së njohur si Hoxha i Morinës.

Skenderaj në krahasim më komunat tjera, ka një numër të vogël të pjesëmarrësve në luftërat që po zhvillohen në lindjen e mesme./Drenicapress/