Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 12:05

Prishtinë – Pas reagimeve të shumëta që  ka ngjallur videoja e publikuar nëpër shumë media, e cila përmbante një ligjeratë të hoxhë Irfan Salihut, ka folur edhe ky i fundit. Mirëpo e vetmja deklaratë që ka dhënë hoxha, është ajo se nuk don t’a komentojë “këtë punë”, siç ka thënë ai, duke vlerësuar se është bërë shumë bujë për asgjë.

 “Nuk dua të flas. Nuk dua të japë deklarata. Do t’i lëmë pak kohë kësaj pune sepse është bërë shumë bujë për asgjë”, i ka thënë Hoxha  Standardi.info.

Videoja e publikuar nëpër media, ku hoxha ligjeronte në xhami për moralin (gjegjësisht amoralitetin) ka ngjallur reagime të shumëta te shoqëria kosovare.

Në atë video, hoxha akuzonte rënd femrat për përhapje të amoralitetit, saktësisht duke shtjelluar temën rreth virgjinitetit, hoxha dëgjohej duke përdorur fjalë të rënda drejt femrave si “kurva, meçka”, etj.