Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:54

Lubjanë – Kosova është shtet, i cili dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe për këtë do ta pranojmë çdo zgjidhje evropiane për kontroll të kufijve, çështje kontestuese me Serbinë fqinje, deklaroi ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj sot në Lubjanë.

Hoxhaj në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar theksoi se Kosova punon shumë për të ardhmen evropiane.

“Prishtina është e gatshme të pranojë menaxhim adekuat me kufijt, modelin që funksionon mes disa shteteve evropiane”, theksoi Hoxhaj.

Ai theksoi se pala kosovare seriozisht është e angazhuar për dialog, duke shtuar se është i përjashtuar çdo ndryshim i kufijve.