Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:31

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj akuzoi Serbinë për tensionimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës.

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Die Presse”, Hoxhaj nënvizoi se në veri të Mitrovicës nuk ka konflikt mes qeverisë e serbëve që jetojnë atje.

Ministri Hoxhaj akuzoi strukturat paralele serbe, që sipas tij po mbajnë peng qytetarët në veri të vendit.

“Strukturat ilegale mbajnë peng qytetarët në veri. Këto struktura mbështeten dhe financohen nga Beogradi”, – deklaroi Hoxhaj.