Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 11:52

Prishtinë – Duke folur rreth gjëndjes në veri të Kosovës, ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të jetësojë marrëveshjen për menaxhim të integruar të kufijve. Ndërkaq Plani i Ahtisarit është e vetmja zgjidhje për veriun. Këto deklarata ministri Hoxhaj i bëri pas takimit që pati me zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferin.

Ndërkaq, duke folur rreth bashkëpunimit me republikën e Maqedonisë, Ministri Hoxhaj theksoi se ekziston bashkëpunim i ndërsjellë mes dy republikave.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi, tha se të dyja vendet synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Prandaj  bashkëpunimi në fusha të ndryshe do t`i çonte përpara të dyja republikat.

Zëvendëskryeministri Xhaferi sot u takua edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin. Ndërkaq, gjatë ditës do të ketë edhe takime të tjera me zyrtarë të institucioneve të Republikës së Kosovës. (LajmeShqip.com)