Lajme Shqip Saturday, 26 September 2015 08:04

Në tragjedinë e djeshme që tronditi mbarë botën, në ditën e parë të Bajramit, në Mekë, humbën jetën të paktën 717 njerëz dhe 863 u lënduan nga shtypja në një rrëmujë në Mina, vend rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të shenjtë të Mekës, ku myslimanët u mblodhën për të kryer ritualin e gjuajtjes me gurë në drejtim të “djallit”.

Bashkësia Islame në Maqedoni ka konfirmuar informacionin se nga gjithsej 1500 haxhinj nga Maqedonia që gjenden në Mekë nuk ka viktima, por nuk ka raportuar për ndonjë të lënduar.

Portali TetovaSot ka siguruar një foto ku shihet pikërisht hoxha nga Kumanova në mesin e të lënduarve në Mina.