Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 17:30

Tiranë – Në sy të fëmijës së vet të mitur, Blerim Metaliaj ka qelluar me grusht të shoqen, duke e gjakosur atë në fytyrë ndërsa pak minuta pas sulmit ai ka dalë nga ambientet e policisë me pranga në duar.

Ndërhyrja e policisë ka qene e menjehershme ndoshta edhe per shkak te nje incidenti te meparshem ne ambientet e gjykates, kunje qytetar u qellua nga kryetari i bashkise se Kukesit gjate nje procesi civil.

Sipas burimeve nga gjykata, padia familjare per zgjidhje martese eshte depozituar nga bashkeshorti Blerim Metaliaj me banim ne Babrru. Kjo padi eshte depozituar ne muajin qershor te ketij viti dhe sipas procedures seancat e para gjyqesore ne procese te tilla kryhen per te tentuar pajtimin mes ciftit.

Gruaja e dhunuar Pembe Metaliaj ka qendruar disa minuta ne gjykate per t’u derguar edhe ajo ne komisariat numer nje per te sqaruar rrethanat e ngjarjes. Burime nga ky komisariat thane se Blerim Metaliaj eshte arrestuar, ndersa ajo qe dihet nga burime jo zyrtare eshte se gruaja disa here ka ngritur pretendime se dhunohej sistematikisht nga i shoqi.(T.Ch)