Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 14:59

TIRANË – Ish shefi i Komisariatit nr.6 ne Tirane, Dritan Lamaj prehet ne Varrezat e Deshmoreve.

Ceremonia percjellese e tij, me gjithe nderet si komisar eshte bere pas mbylljes se homazheve ne Shtepine Qendrore te Ushtrise.

Ne prani te ministrit te Brendshem, atij te Mbrojtjes, Kreut te Shtabit te Forcave te Armatosura, reut te pergjithshem te Policise se Shtetit, familjareve, miqve dhe te njohurve, nen nje mot me reshje te dendura, arkivoli me trupin e pajete eshte varrosur prane Deshmoreve te Atdheut, duke iu dhene keshtu lamtumira e fundit.

 

Berisha gjate homazheve

Kreu i qeverise, Sali Berisha, duke shprehur ngushellimet per familjen, miqte dhe efektivet e policise ka garantuar qytetaret se  krimi nuk do te mposhte kurre  vullnetin e policive për të bërë ligjin.

Deklarata e Berishes

“Erdha për të shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta, nderimin më të madh për rënien në detyrë të komisarit Dritan Lamaj njëri nga oficerët, komisarët e shquar të policisë së shtetit. Ky akt kriminal, barbar do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor, qeveria do mobilizojë cdo burim, cdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe të gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar, shpreh mbështetjen e plotë të qeverisës për forcat e rendit publik, garantoj qytetarët se krimi nuk do mundet kurrë të mposhtë vullnetin e tyre për të bërë ligjin në të katër anët e vendit. Ngushëllimet më të thella familje, miqve, të afërmeve por dhe policisë”- tha Berisha.

Homazhet

Homazhet u mbajten në ambientet e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, ku para arkivolit me trupin e pajete jane perkulur me radhe krere te larte te policise, ushtrise.

Homazhe ka zhvilluar ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ministri i Brendshem, Flamur Noka, gjenerali Gjunkshi, kreu u PS-se, Edi Rama shoqeruar nga deputete te grupit parlamentar te PS-se.

Me pas, homazhe ka zhvilluar kreu i qeverise, Sali Berisha, duke vendosur lule dhe duke u perkulur mbi arkivolin me trupin e pajete te komisarit. Pjese homazheve jane bere ministra e anetare te tjere te kabinetit.

Pas homazheve, trupi i të ndjerit Kryekomisar Dritan Lamaj do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.

 

Policia: Vrasja per shkak te detyres

Policia e Tiranes ka ngjoftuar se vrasja  e Dritan Lamajt eshte per shkak te detyres.

Deklarata e plote

Dje rreth ores 18.20’ pranë zonës “Vasil Shanto” është vrarë me armë zjarri punonjësi i policisë Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë.

Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, strukturat për krimet e rënda të Policisë së Shtetit, u formua një grup i posaçëm hetimor, të cilët  kryen veprimet e para proceduriale duke mbledhur dhe administruar të gjitha provat e vlefshme.

Nga grupi hetimor në përbërje të të cilit janë oficerët për hetimin e krimeve të rënda, Prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Ekspertë kriminalistë, nga analizimi i ngjarjes dhe i provave të administruara është arritur në konkluzionin se  vrasja e Kryekomisar Dritan Lamaj, është kryer nga autorët, për shkak të detyrës si punonjës  policie.

 

Ngjarja

Ngjarja ndodhi mbreme minuta në zonën e  “Vasil Shantos” në Tiranë, nderkohe policia pak pas ngjarjes njoftoi se nje automjet tip BMW me targa te Durresit eshte shpallur ne kerkim, pasi dyshohet se me te jane larguar autoret.

Komisari 41- vjecar, babai i 2 fëmijeve ishte duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Lancia me targë TR25 64 N në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Ai u transportua me urgjence ne Spitalin Ushtarak, por sipas mjekeve duhet te kishte humbur jeten gjate rruges.

Nga te dhenat e para mesohet se autori i krimit i ka prere rrugen automjetit me te cilin po udhetonte Lamaj dhe ka ruajtur momentin qe ai ka qene i vetem.

Forcat te shumta te policise dhe kreret e policise kane mberritur ne vendin e ngjarjes.

Per çdo person i cili jep informacion te vlefshem ne drejtim te identifikimit te autorit Policia e Shtetit ka vendosur ne dispozicion shumen e parave prej 100 mije dollare, duke siguruar anonimatin e informatorit.

Dritan Lamaj në kohën që ka qenë në detyrë ka pasur përplasje me disa biznese.  Atij i janë bërë akuza publike për mënyrën se si është sjellë kundrejt disa sipermarresve.

Lamaj kishte bere disa ankesa ne Prokurori per dsa kercenime qe kishte marre se fundi, per te cilat prokuria tha se eshte duke hetuar.

Nderkohe, pas ngjarjes, kompetenca e hetimit i ka kaluar Krimeve te Renda. Kjo, heton vrasjen per shkak te cilesive te vecanta te viktimes, ku perfshihet edhe polici. Me shume se 30 persona u pyetur dje ne mbremje nga grupi i hetimit i Krimeve te Renda, qe tha se po bashkepunon ngushte me policine ne hetimin e ngjarjes.(LajmeShqip.com)