Lajme Shqip Wednesday, 02 May 2012 19:27

Tiranë – Kuvendi mbajti sot një seancë të veçantë në nderim të Holokastit, ku u zhvillua edhe prezantimi i filmit “Besa”, me producente Johanna Neumann.

Duke shprehur nderimin e saj për viktimat e Holokaustit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, përshëndeti seancën ku theksoi se përballë urrejtjes ndaj hebrenjve, populli shqiptar tregoi një faqe tjetër, dashurinë.

“Zhdukja e hebrenjve ishte një nga mizoritë më të mëdha, më të egra që ka njohur njerëzimi, Ndaj quhet Dita e Kujtesës. Sot në këtë seancë të veçantë plenare takohemi për kujtesën. Ata që nuk jetuan në atë periudhë nuk mund ta kuptojnë kurrë urrejtjen që ekzistonte ndaj hebrenjve. Por ne, me anë të një dokumentari filmik, do tregojmë sot një faqe tjetër përballë urrejtjes, atë të dashurisë, dashurinë që populli shqiptar pati për hebrenjtë. Ndaj të jemi krenarë për gjyshërit tanë që mbrojtën hebrenjtë”.

Kryeparlamentarja Topalli, duke e quajtur Holokaustin një mizori çnjerëzore, vlerësoi rolin e paraardhësve tanë në mbrojtjen e hebrenjve. (LajmeShqip.com)