Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 16:47

Himarë – “Çamët, racë e qelbur”, “Himara është greke”, “Vorioepiri tokë greke”, “Himara baraz Greqi”, ishin disa nga parullat ofenduese që janë shfaqur në rrugën nacionale Sarandë-Himarë.

Sipas të dhënave, në rrugët dytësore dhe parësore në Himarë shkrime të tilla janë të rëndomta ndërsa shqetësuese është fakti se tashmë më afrimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit, mllefi nacionalist ka përfshirë edhe rrugët kombëtare, ku përvec parrullave ofenduse vizatohet edhe flamuri grek.

Ndërsa policia nuk ka nisuar ende asnjë hetim për këto parrulla duke qartë se ato janë të inicuara nga situate e tensionuar që ekziston në prag të zgjedhjeve lokale në Himarë garojnë përvec kryetarit aktual të bashkisë Vasil Bollano edhe dy kandidatë të tjerë që përfaqësojnë partinë Socialiste dhe atë Demokratike.

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules nuk arriti të gjente një marrëveshje me socialistët për kandidaturën e Bollanos.