Lajme Shqip Friday, 22 April 2011 09:52

Washington – Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton bëri thirrje për durim në lidhje me rezultatet e fushatës së NATO-s në Libi, të cilën e krahasoi me atë të Kosovës në vitin 1999, e cila paraqiste fillim të fundit për Sllobodan Milosheviqin.

“Ne veprojmë një kohë relativisht të shkurtër”, tha ajo para gazetarëve. Ju përkujtoj, se SHBA-ja dhe aleatët bombarduan objekte në Serbi 78 ditë, shtoi Clinton.

Klinton përkujtoi se suksesi i fushatës në Serbi, i ndërmarrë për shkak të Kosovës, ishte më i errët për shkak se Millosheviqi mbeti në pushtet. Por, ishte vendosur një dinamikë, e cila në fund e dërgoi në Hagë, para Tribunalit për krime lufte në ish-Jugosllavinë, theksoi ajo.