Lajme Shqip Saturday, 19 September 2015 15:02

New York Post po akuzon kandidaten për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, për vizitën që ia ka bërë asaj që quhet Shtëpia e Bardhë në Staten Island, pronë kjo e Selim “Sal” Rusit nga Dibra e Madhe.

Kjo shtëpi ishte pronë e mafiozit Paul Castellano, ndërsa u ble nga Rusi më 2000 për 3.1 milionë dollarë.

Takimi në këtë shtëpi u bë për mbledhje fontesh. Rusi premtoi se do ta ndihmojë Hillaryn, pasi babai i tij mbështet atë dhe burrin e saj Bill që i ndihmoi shqiptarët e Kosovës gjatë vitit 1999, transmeton Telegrafi.

Rusi pritet të mbledh 100 shqiptarë të New Yorkut që do të mbajnë fjalim me Clintonin dhe do të pozojnë për foto.

“Lidhja shtëpi për krimin nuk mbaroi me vdekjen e Castellanos”, akuzon kjo gazetë.

Por, zëdhënësi i Clintonit, Robert Zimmerman, anëtar i Këshillit Nacional Demokratik që ishte në takim me Rusin, demanton: “Shtëpia e Sal Rusit nuk ka lidhje me Paul Castellanon. Kjo shtëpi ka lidhje me Castellanon aq sa ka Graceland”, ka thënë ai, duke iu referuar shtëpisë së Elvis Presleyt në Memphis.