Lajme Shqip Tuesday, 18 September 2012 14:00

Prishtinë – Ministria e Punëve të Jashtme e  Kosovës ka konfirmuar se sekretarja amerikane e shtetit Hillary Clinton pritet t’i jap mbështetje fillimit të bisedimeve me  Serbinë gjatë vizitës që do t’i bëjë Kosovës.

Ajo do të qëndroj me 4 tetor në Kosovë dhe do të t’i takoj krerët e shtetit. Sekretarja Clinton pritet te flas gjithashtu edhe ne  një konferencë  mbi rolin e  grave  e cila organizohet nga presidentja Jahjaga. Zëdhënësi i presidentes Arbër Vllahiu ka thënë se gra të ndryshme të botës do të jenë pjesëmarrëse, por nuk ka konfirmuar  pjesëmarrjen e sekretares amerikane. Ndërkohë që Qeveria është konfirmuar se së bashku me  sekretaren Clinton do të jetë edhe  ish sekretarja e shtetit  Madline Albrait.

Vizita e Clinton vjen pas pak ditësh kur presidenti Obama do të mbledh në një darkë javën e ardhshme diplomatët perëndimorë në mesin e  së cilëve do të jetë edhe presidentët e Kosovës dhe Serbisë.

Shtysa për dialogun presidentët e Serbisë dhe Kosovës pritet të marrin edhe  në takimet që do të bëhen gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila do të filloj po ashtu javën e parë të tetorit. (LajmeShqip.com)