Lajme Shqip Friday, 05 July 2013 14:02

Prishtinë – Qeveria e Kosovës në mbledhje ka miratuar projektligjin për amnistinë duke hequr nenin 3.

Zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi ka deklaruar se kjo është arritur në harmoni me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, raporton KosovaPress.

Ndryshe, dje në seancën e Kuvendit me 70 vota për, 21 kundër dhe 2 abstenime nuk ka arritur të kaloj në lexim të parë ky projektligj, pasi që janë dashur 2/3 e votave të deputetëve. Kurse gjatë debatit një pjesë e deputetëve kanë kërkuar heqjen e neni 3 nga ky projektligji.