Lajme Shqip Thursday, 06 October 2011 08:34

Bruksel- Gjendja e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe ende nuk janë formuar kushte për zvogëlim të numrit të ushtarëve të KFOR-it, deklaroi ministri hungarez i Mbrojtjes Çaba Hende.

Ai pas takimit të djeshëm me komandantin e forcave të NATO-s në Evropë, admiralin Xhejms Stavridis, tha se Aleanca duhet të jetë e kujdesshme kur bëhet fjalë për zvogëlim të numrit të ushtarëve të KFOR-it.

“Para se të merren çfarëdo lloj hapa, me vëmendje duhet të studiohet nëse janë formuar kushte për atë”, tha Hende.

Për momentin në KFOR ka 250 ushtarë hungarez.