Lajme Shqip Tuesday, 15 November 2011 09:20

Tiranë- Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë punimeve të Sesionit të 57-të të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës së Atlantikut Verior, e ka cilësuar partneritetin me NATO-n si një sukses në rritjen e sigurisë në rajon.
Duke u ndalur në marrëdhëniet Kosovë-Serbi Haxhinasto shtoi se Veriu i Kosovës, nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi.

“Veriu i Kosovës nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi, aq më pak midis vendeve që aspirojnë integrimin në BE. Ne vlerësojmë që ekziston plani dhe mekanizmat për zbatimin e tij. NATO, siç deri më sot, është një pjesë e rendësishme e zgjidhjes”,- tha Haxhinasto në fjalën e tij.

Haxhinasto vuri në dukje se NATO dhe partnerët e saj, kanë ndryshuar perceptimet dhe realitetet e rajonit të Ballkanit, duke e kthyer Ballkanin nga konsumator në kontributor të sigurisë.