Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 09:51

Tiranë – Zv/krëeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, theksoi gjatë takimit me misionin e vëzhguesve parazgjedhorë të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, se qeveria shqiptare është e angazhuar plotësisht për realizimin e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm e transparent.Drejtoria e shtëpit e MPJ-së bëri të ditur se vizita e këtij misioni bëhet në përgjigje të ftes?s s? Qeveris? shqiptare drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të këtij Kongresi, për pjesëmarrje në monitorimin e zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011.

 

Gjatë takimit, ministri Haxhinasto vlerësoi rolin e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale për kontributin e vlefshëm në funksionimin e qeverisjes vendore n? vendin ton?.

Ministri Haxhinasto theksoi se krijimi i kimës së duhur të bashkëpunimit mes gjithë forcave politike do të ndihmonte në zhvillimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.

Ndërsa përfaqësuesit e misionit falenderuan qeverinë shqiptare për ftesën e bërë për pjesëmarrje në monitorimin e zgjedhjeve. Ata thanë se nuk do të jenë vetëm monitorues, por do të ofrojnë edhe ndihmën dhe eksperiencën e tëre në menaxhimin e suksesshëm të procesit zgjedhor.

Gjithashtu, ata vlerësuan progresin e bërë në Shqipëri dhe shprehën besimin për një proces zgjedhor të drejtë më 8 maj.