Lajme Shqip Saturday, 20 August 2011 14:42

Tiranë – Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërsië, Edmond Haxhinasto, të shtunën përmes një konfernecë për shtyp, ka apeluar te Partia Socialiste që t’i kthehet dialogut për reformën zgjedhore në vend.

Ai ka thënë se dialogu politik është mjaft i rëndësishëm për reformën zgjedhore. “T`i japim një mesazh të mirë vendit tonë dhe partnerëve ndërkombëtarë të cilat duan të na shohin në familjen e madhe evropiane”, ka bërë të ditur Haxhinasto.

“Procesi i reformës zgjedhore duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i hapur ndaj shoqërisë civile. Pjesëmarrja e opozitës është treguesi më i mirë për të realizuar standardet më të larta zgjedhore” tha më tej Haxhinasto.

“Reforma zgjedhore dhe bashkëpunimi politik janë elemente të rëndësishme të vendimmarrjes për në Bashkimin Evropian, në vjeshtë të këtij viti”, ka përfunduar kryediplomati shqiptar. (LajmeShqip.com)