Lajme Shqip Thursday, 08 December 2011 07:38

Vilnius-Pavarësia e Kosovës ka sjellë stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe për këtë arsye palët duhet të respektojnë çdo marrëveshje të arritur mes tyre.

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e 18 të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të OSBE-së në Vilnius të Lituanisë, kreu i diplomacisë shqiptare tha se marrëveshja e fundit mes Serbisë dhe Kosovës për menaxhimin e integruar të kufijëve duhet të respektuar në të dy kahet.

Gjatë qëndrimit në Lituani zëvendës kryeministri Edmond Haxhinasto ka zhvilluar takime më zyrtarë të lartë të shtetve të ndryshme të pranishme në këtë aktivitet.

Haxhinasto u takua me sekretaren amerikane të shtetit Hillari Klinton, me të cilën diskutoi për situatën në rjaonin e Ballkanit.

Po ashtu ministri i jashtëm u takua edhe me ministrinfrancespër Evropën dhe me homologun e Danimarkës të cilëve u kërkroi mbështeteje të vendeve të tyre respektive për vendin tonë në proceset integruese.