Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 20:53

Tiranë – Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, u nis sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në takimin Ministerial të NATO-s, në Berlin.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se, në datat 14-15 prill, do të mbahet Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, në Gjermani.

Temat kryesore që do të diskutohen gjatë këtij takimi, janë zhvillimet në Libi dhe Operacioni “Unified Protector”, situata në Afganistan dhe Operacioni ISAF, bashkëpunimi për mbrojtjen raketore, partneritetet e NATO-s me Bashkimin Evropian, Gjeorgjinë, Ukrainën dhe Federatën Ruse si dhe reformimi i marrëdhënieve të Aleancës me vendet partnere.

Gjatë punimeve të këtij takimi Ministeriali, shefi i diplomacisë shqiptare do të zhvillojë gjithashtu takime dypalëshe me homologë të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.