Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 16:09

Tiranë – Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, po merr pjesë në Konferencën e Londrës mbi Libinë, që po zhvillohet sot.
Drejtoria e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se konferenca, që organizohet nga Qeveria britanike, do të ketë prani të gjerë ndërkombëtare, përfshi vendet anëtare të NATO-s, OKB-së dhe shtete nga rajoni rreth Libisë. Në këtë konferencë do të diskutohet angazhimi aktual i bashkësisë ndërkombëtare për Libinë dhe popullin e saj, përmes zbatimit të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ‘1970’ dhe ‘1973’.
Konferenca, gjithashtu, ka si objektiv edhe krijimin e një ‘Grupi të Kontaktit’ mbi Libinë, i cili do të shërbejë si bazë dhe fokus për angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare me qëllim arritjen e një zgjidhjeje politike për të ardhmen e Libisë, koordinimin e ndihmës humanitare për këtë vend dhe mbështetjen për tranzicionin drejt së ardhmes.