Lajme Shqip Monday, 10 October 2011 14:36

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto ka reagur lidhur me abetaren e gjuhës shqipe të zhveshur prej simboleve kombëtare mbi bazën e një kërkese të bërë nga pala serbe, e të vënë si kusht për të pranuar idenë e abetares në Medvegjë, Preshevë e Bujanovc.

Haxhinasto, ka dhënë një intervistë agjencisë së lajmeve ‘Presheva Jonë’, dhe në të ai ka pohuar se gjithçka është vendosur me aktorët lokalë që kanë një mandat për të folur e për të vendosur në emër të qytetarëve.

“Ne ishim përballë dy opcionesh: ose të kishim këtë abetare që kemi, ose të mos kishim abetare fare”, thotë në thelb ministri, duke lënë pa shpjeguar se pse është dashur të diskutojnë mbi dy opcione.

Haxhinasto është shprehur më tej se “Ministria dhe qeveria jonë shqiptare konsideron si sukses të vitit praninë e Abetares në mesin e voglushëve dhe voglusheve të Luginës së Preshevës.

Sipas tij “Retorika rreth kësaj qështje, politizimi i Abetares nuk i shërben aspak. Sepse aty ishin dy alternative: Ose , të kishte një Abetare që do të bëhej një Abetare  që do të bëhej në mënyrë koncensuale edhe nga shqiptarët e tjerë edhe përfaqësuesve zyrtarë të arsimit në atë zonë, ose t mos kishte  fare asnjë Abetare në gjuhën shqipe për shokollarët shiptarë të Luginës së Preshevës. Dhe besoj se këtu vetëm njeriu i verbërt apo i marrë nuk do të dunte ta bënte përzgjedhjen”.

Në këto momente, Haxhinasto mendon se duhet lënë anash politizmi i cështjeve dhe të ecet përpara duke i dhënë prioritet mësimit të shkronjave dhe gjuhës shqipe të standrardizuara sipas normave  tona kombëtare përmes Abetares dedikuar fëmijëve shqiptarë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Në të ardhmen, sigurisht do të ket vend të arrihet dhe të diskutohet më gjatë të arrihet një mirkuptim i gjitha palëve, për një abetare gjithkombëtare”-premton Haxhinasto.

Banorët Luginës së Preshevës protestuan disa ditë më parë kundër shpërndarjes së Abetares e cila sipas tyre ishte e zhveshur nga simbolet kombëtare duke akuzuar për këtë fakt ambasadorin shqiptarë në Beograd.