Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 10:05

Tiranë- Zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim ministrin e Forcës së Sigurisë të Republikës së Kosovës,  Agim Çeku, ku diskutuan për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se Çeku ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut.  Vend të veçantë zunë diskutimet lidhur me zhvillimet në veriun e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u theksua nevoja që komuniteti ndërkombëtar duhet të flasë me një zë lidhur me këto zhvillime, duke u përqëndruar në zbatimin e Pakos Ahtisari.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për rolin që luan Shoqata e Traktatit të Atlantikut në përqafimin e vlerave të Aleancës së Atlantikut në të gjithë rajonin tonë dhe vlerësuan se NATO, me veprimtarinë e saj, ka sjellë një situatë të re për sigurinë në rajon, e cila i ka dhënë atij një imazh dhe mundësi për të ecur më tej në rrugën e zhvillimit dhe integrimit.