Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 13:00

Kryeministrit Hashim Thaçi i është përgjysmuar reputacioni i matur në qershorin e këtij viti, në krahasim me kënaqshmërinë e qytetarëve me kreun e Qeverisë në muajin maj të vitit 2008.

Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Kryeministrit, sipas matësit të UNDP-së të publikuar të martën, tregon për rënie brenda tre vjetëve, nga 72 për qind në 37 për qind, raporton Koha Ditore.