Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 11:34

Krumë – Ujësjellësi i ri i qytetit të Krumës do të përfundojë së ndërtuari brenda muajit shtator të këtij viti. Kryetari i bashkisë, Bardhyl Peka, saktësoi se, “këtë vit për përfundimin e të gjitha punimeve janë akorduar 30 milion lekë, që mundësojnë përfundimin e të gjitha punimeve e vënien në punë të ujësjellësit të ri duke furnizuar pandërprerje me ujë të pijshëm konsumatorët.

Ujësjellësi i ri është ndërtuar me një projekt unazor, gjë që do të thotë se edhe nëse do të ketë defekte në ndonjë zonë, furnizimi me ujë i konsumatorëve nuk ndërpritet. Ai eshtë një ujësjellës që ka depo prej 1000 metër kub ujë, nga 300 metër kub ujë që është depoja e ujësjellësit aktual, çka mundëson furnizimin e vazhdueshem të banorëve të qytetit.

“Me ndërtimin e ujësjellësit të ri, problematike mbetet pagesa e ujit dhe keqmenaxhimi i tij. Ne do të ndërhyjmë që të vihet nën kontroll menaxhimi i ujit, pasi edhe kostoja është mjaft e lartë, sepse ujësjellësi i ri është me ngritje mekanike, gjë që nënkupton se edhe në të ardhmen do të mbetet nën subvencionin e bashkisë, pasi me pagesat për ujin e pijshëm të konsumatorëve nuk arrihet të shlyhen as pagat e punonjesve”, thotë Peka.