Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 20:23

Has – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot mbasdite në aksin rrugor Golaj- Bajram Curri, në afërsi të fshatit Perollaj, të rrethit të Hasit, rreth 15 kilometra larg qytetit të Krumës, kur një automjet ka rënë në humnerë. Si pasojë drejtuesi i automjetit është djegur tërësisht.

Zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit, Suela Mata, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16.00 të ditës së sotme, në  aksin rrugor Golaj-Tropojë, kur automjeti ka dale nga rruga dhe ka rënë në një gremine  rreth 20 metra poshtë rrugës, ndërsa është përfshirë menjëherë nga flakët. Automjeti tip benz veturë, me targa angleze, është djegur plotësisht. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili është djegur plotesisht dhe ende është i paidentifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur  forcat e policisë që kanë nisur punën për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.