Lajme Shqip Thursday, 20 December 2012 18:38

Prishtine – Përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim, të udhëhequr nga Kryetari Avni Klinaku sot kanë pritur në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. 

Në këtë takim u diskutua për çështjet aktuale politike që po zhvillohen në vend. Në një frymë konstruktive u shkëmbyen pikëpamje për tema të ndryshme me interes të ndërsjellë dhe u la e hapur mundësia për takime të tjera në të ardhmen.

Në konferencën për media të të dy kryetarëve, Kryetari i Lëvizjes për Bashkim e uroi ish-kryeministrin Haradinaj për lirimin nga akuzat e Tribunalit të Hagës, dhe u shpreh se takimi ishte i mirëseardhur. Gjithashtu, ai shprehu gatishmërinë për takime të tilla edhe në të ardhmen.

 Haradinaj, pasi e uroi Lëvizjen për Bashkim për të arriturat e deritashme, theksoi se takimet e tilla janë të nevojshme dhe në të mirë të vendit.(INA./Lajmeshqip.com)