Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 08:01

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se përmes protesave mund të ndryshojë Kosova.

Haradinaj në një intervistë për RTK-në, ka thënë se AAK vazhdon t’i qëndrojë prapa deklaratës se kjo parti nuk do të jetë pjesë e protestave që do ta “kallin” Kosovën.

“Protesta është mënyra adekuate dhe ne shpresojmë që përmes protestës do të ndryshojë Kosova.Jemi në diskutime të vazhdueshme për me pengu degradimin e mëtejmë të vendit për shkak të qeverisjes së dobët. Deklarata e djeshme ishte shumë precize, ne nuk dojmë me kallë Kosovën. Në rast se e kallim Kosovën ne asgjë nuk kemi ndryshuar për mirë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se të mërkurën Kryesia do të ndërmarrë veprime për protesta në vend.