Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 22:31

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në “Zona B” të Klan Kosovës duke folur për raportet dhe fjalët drejtuar Kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehën, ka thënë se ai i ofendon të gjithë andaj shprehjet dhe fjalët ndaj tij janë një ekuivalencë. Kurse përgjegjës për demarkacionin i ka bërë edhe Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin

“Gjuha është tepër e rëndë, nuk ka ku shkon ma larg se me ta sha nënën e babain se sa me u shpreh se nuk po hupim 1 mm ose metër. Kjo po i bjen me të rrejt para syve duke thënë se aprovojmë një raport të Komisionit dhe kjo nuk durohet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se edhe më herët ka thënë fjalë të tjera për Mehën.

“Kjo është një karakter tjetër pasi i kam thënë prevarant, kriminel, i korruptuar dhe tërë këto i kam thënë edhe ja kam shtuar edhe një. Nuk di çfarë tjetër me i thanë këtij njeri edhe njerëzve tjerë që gati i kanë sjellë probleme njerëzve të vet”.

Haradinaj ka deklaruar se Meha nuk është fajtori i vetëm për demarkacionin, por është pjesë kyçe e gabimeve.

“Ai është sinonim i fajit, ai përfaqëson një komision që është dashur me e plasu për Kosovën një version. Është nyja e fajit, është gabim për Thaçin që ka nënshkruar. Është gabim për Mustafën që i aprovojnë këto në Qeveri por ky e ka prezantu”.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj  është shprehur se kjo çka po ndodh tregon se kryeministri Isa Mustafa nuk i sjell të mira Kosovës.

Madje sipas tij kryeministri Isa Mustafa nuk mund të falë pjesë të Kosovës që janë pasuri shtetëore.

“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme. Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thanë as PO as JO. Atë janë duke e tërhequr për kërpeshi”, tha ai

“Unë nuk protestoj te ‘rançi’ i tij. Lle ta jap ‘rançin’ e vet ose pronën e Arbenit e Besnikut. Ai nuk mu