Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 11:58

Anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Ramush Haradinaj i ka rënë përsëri në qafë Murat Mehës, kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror

Kësaj radhe Haradinaj ka humbur toruan, duke e quajtur Murat Mehën “peder”.

Express merr vesh nga anëtarë brenda mbledhjes, se Haradinaj po ashtu e ka kundërshtuar ashpër shpërndarjen e Raportit të Mehës anëtarëve të komisionit

Ai ka akuzuar krejt qeveritë, PDK’në dhe LDK’në për shitjen e shtetit duke e ndërprerë edhe disa herë fjalën e kryetarit të Komisionit, Enver Hoxhaj.

Më pas, Haradinaj ka lëshuar mbledhjen në shenjë revolte.

Edhe në mbledhje paraprake, Haradinaj ka treguar sjellje të keqe ndaj Mehës. Se fundmi, ai ia kishte përplasur hartën Mehës për fytyre./Express