Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 12:43

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë një tryeze të mbajtur sot në lokalet e TV Mitrovicës ka thënë se vizioni i partisë së tij për “Trepçën” është se nuk duhet pajtuar me status-quon dhe se është koha që për këtë gjigant ekonomik të jepet alarmi, njofton Klan Kosova.

Sipas Haradinajt, Qeveria e Kosovës nuk duhet të frikësohet por se duhet të merret seriozisht me Trepçën dhe siç theksoi ai kjo ndërmarrje ta arrijë suksesin që e ka pasur dikur si kompania më e suksesshme në Ish-Jugosllavi.