Lajme Shqip Sunday, 16 December 2012 16:24

Prishtinë – Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka përgënjeshtruar raportimet se ai do të merr postin e zëvendëskryeministrit, në një koalicion eventual me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai ka mohuar se ka folur për diçka të tillë me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa ka përsëritur qëndrimin e tij te mëhershëm se e do udhëheqjen e qeverisë.

“Për mos me u përsërit ne e kemi dhënë një ofertë dhe po punojmë që ajo të ndodhë. Ju e keni në kujtesën e juaj se cilën ofertë e kemi dhënë. Në rast se ajo ndodhë, jemi të gatshëm me marr përgjegjësi. Në rast se jo, kemi thënë se përgjegjësitë që i kemi në jetën politike do t’i marrim me kujdes duke e ruajtur vendin dhe duke punuar që proceset të shkojnë me sukses”, tha Haradinaj, pas vizitës që ia bëri familjes së dëshmorit Zahir Pajaziti, në fshatin Turuqicë, transmeton Express.

Oferta e Haradinajt për koalicion me PDK-në është posti i kryeministrit, mirëpo disa zyrtarë të PDK-së tashmë janë deklaruar se e kanë kryeministrin, e që është Hashim Thaçi. (E.P)