Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 12:59

Ramush Haradinaj Kryetari i AAK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqje nga ky Komision.

“Zoti Haradinaj ka deklaruar se Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaci, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumenta të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, thuhet në një njoftim të AAK-së.