Lajme Shqip Friday, 30 November 2012 15:03

PRISHTINE- Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës gjate seances solemne ne nder te tij se do të punoje shumë që Kosova të ecë përpara.

“Është sfiduese te flas para jush, sidomos për faktin që ju jetoni çdo ditë me punë, me sfida të cilat përballet vendi ynë. Por edhe ne i kemi bashkëndje ato sfida që ju jeni përballur”, tha Haradinaj në fjalimin e tij.

“Mirë është me u ndi fitues, sepse kjo të jep motiv në punë, në përballimin e sfidave. Dëshira ime është me e pa fituese Kosovën. Do të jem shumë i kujdesshëm të punoj me të gjithë ju që të mund të krijojmë kualitet për vendin tonë, për të gjitha që e preokupojnë qytetarin e vendit”, tha Haradinaj.

Në fjalimin e tij, Haradinaj ka uruar gjithë shqiptarët për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë.(LajmeShqip.com)