Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 08:43

Tiranë – Deklaratat ofenduese të presidentit rumun, në drejtim të shqiptarëve, e të transmetuara nga shumë media nga Kosova dhe Shqipëria ditën e djeshme, duket të jenë vepër e një hakeri serb.

Vetëm pas disa orësh nga publikimi i deklaratës fyese të presidentit rumun, në agjencinë e lajmeve italiane, http://www.julienews.it, ministria e Jashtme e Republikës së Shqiprisë ka konfirmuar  për mediat shqiptare “se përfaqësia diplomatike rumune konfirmoi, se faqja e internetit e kesaj agjencie lajmesh është sulmuar nga një haker serb, i cili ka inflitruar lajmin me bujë të përkohshme”.

Nga të njëjtat burime mësohet se stafi diplomatik i Bukureshtit ka pohuar se presidenti Basesku nuk ka patur asnjë takim dhe askund nuk ka mbajtur qëndrim të tillë.

Dje paradite ishte raportuar se kreu i shtetit rumun, Trajan Basesku ka fyer rëndë shqiptarët, duke i cilësuar “plehra, më keq se arixhinjtë”.

Deklaratat u bënë publike në mediat italiane.