Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 18:30

Zëvendës/kryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, nga data 15 deri më 19 nëntor 2011, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Hagë dhe në Gjenevë.

Më datën 15 dhe 16 nëntor, Zëvendës/kryeministri Kuçi do të qëndrojë në Hagë, ku do të merr pjesë në konferencën “Trashëgimia Globale e Tribunalit të Hagës”.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Holandë, ai do të zhvillojë disa takime në Ministrinë e Drejtësisë së këtij vendi. Ndërsa, nga data 16 deri më 19 nëntor, Zëvendës/kryeministri Kuçi do të marr pjesë në “Forumin e Crans Montana” në Gjenevë, ku do të diskutohet për krimet transnacionale dhe për sigurinë globale e vendore, tek e cila do të mbajë një fjalim si panelist në datën 18 nëntor.