Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 09:40

Prishtinë – Ministri i Punëve të Jashtme të Haitit, Laurent Lamothe, pas një takimi zyrtar me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në një konference të përbashkët për shtyp ka bërë publike njohjen zyrtare të Pavarësisë së Kosoves nga Haiti, njoftoi MPJ kosovare.

Haiti është shteti i 87-të që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

“Njohja nga ky shtet vjen në kohën, kur Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka intensifikuar maksimalisht përpjekjet për të përmbyllur procesin e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës”, thekson MPJ e Kosovës.