Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 12:44

Hagë – Është mbajtur sot, në Gjykatën e Hagës, pjesa e paradites e seancës gjyqësore në vazhdim të procesit pjesërisht të përsëritur gjyqësor ndaj Ish-Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.

Sot ka vazhduar me dëshminë e tij dëshmitari Bislim Zyrapi, epror i Ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai është marrë në pyetje nga Porkuroria dhe Mbrojtja dhe ka dëshmuar për organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njohjen e tij me Ramush Haradinajn dhe mënyrën e funskionimit të hierarkisë së UÇK-së.

Duke u përgjigjur në pyetjen kyçe të këtij procesi, Zyrapi ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë të ketë pasur burg të UÇK-së në Jabllanicë. Ai ka thënë se aty ka pasur vetëm shtab të UÇK-së dhe se personalisht, si anëtar i SHP të UÇK-së ka patur për detyrë organizimin e shtabeve lokale të UÇK-së, nëpër fshatra, të cilat nuk vepronin në koordimin me hierarkinë e UÇK-së.

Senaca do të vazhdojë pasdite me vazhdimin e dëshmisë së Bislim Zyrapit. (LajmeShqip.com)