Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 08:07

Hagë – Sot pritet të vazhdojë seanca gjyqësore ndaj Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës dhe bashkëluftëtarëve të tij Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj.

Tribunali ka bërë të ditur që secila seancë do të zgjasë rreth pesë orë.

Në vitin 2008 ish-komandanti i UÇK-së në Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm nga 37 akuzat për krime lufte.

Ata gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Dje është mbajtur seanca e parë, në të cilën prokurorët kanë bërë fjalët e tyre hyrëse, kurse avokatët i kanë kundërshtuar, duke thënë se nuk po përsëriten të njëjtat gjëra, si në procesin e parë.