Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 17:33

Hagë – Në seancën e sotme të prosesit të rigjykimit të pjesëshëm të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe bashkëlufëtarëve të tij në Tribunalin e Hagës, po vazhdon prezentimi i provave të Prokurorisë.

Fjala e prokurorit pati të bëjë kryesisht me ato që ai i quan akuza ndaj veprimeve të pjesëtarëve të UÇK-së në shtabin e fshatit Jabllanicë, me të cilat ai adresohet për kinse veprime të kryera nga Lahi Brahimaj. Avokati i të të akuzuarit Lahi Brahimaj ka kundërshtuar provat e prokurorisë, duke thënë se ato kanë të bëjnë me procesin e përfunduar gjyqësor, për të cilin Brahimaj veç po e vuan dënimin.

“Argumentet e Porkurorisë janë tërësisht në kundërshtim me rregullat e Tribunalit”, ka thënë avokati i Lahi Ibrahimajt. Sipas tij, këtu po përsëriten gjërat nga procesi i parë dhe i përfunduar gjyqësor. (LajmeShqip.com)