Lajme Shqip Wednesday, 24 August 2011 11:39

Hagë (PLOTËSUAR 12:12) – Seanca ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij në Gjykatën e Hagës, është ndëprerë në këto momente, me kërkesën për pushim. Ajo do të vazhdojë më vonë.

***************************

Hagë – Ka përfunduar sot në Tribunalin e Hagës dëshmia e Shefqet Kabashit, dëshmitarit kyç në procesin ndaj ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Sot, në ditën e tretë të gjykimit, Gjykata e Hagës e ka liruar dëshmitarin kryesor të Prokurorisë, duke vendosur përundimin e dëshmisë së tij.

Kabashi ka deklaruar se dëshmia e tij në rastin Limaj nuk i kujtohet dhe se ajo nuk ka të bëjë asgjë me rastin Haradinaj. Ai ka thënë se nuk ka çfarë të dëshmojë më shumë se atë që e ka thënë në dy ditën e para të gjyqit.

Në këto momente është duke vazhduar seanca me diskutime midis Prokurorisë dhe Mbrojtjes në rastin Haradinaj, rreth dëshmisë së Kabashit.

Avokati Ben Emerson ka përsëritur se dëshmia e Shefqet Kabashit është e pavlefshme dhe se ajo nuk do të hyjë në punë në këtë proces të përsëritur gjyqësor. Rasti Limaj dhe Jabllanica nuk kanë të bëjnë asgjë mes vete, ka thënë avokati Emerson. (LajmeShqip.com)