Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 13:27

Hagë – Nuk ka pasur burg në shtabin e Jabllanicës, ka thënë dëshmitari Shefqet Kabashi, në vazhdim të seancës gjyqësore në procesin e ripërsëritur pjesëshëm ndaj Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Ai ka mohuar gjithashtu akuzat ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, të cilat Prokuroria e Hagës ua ngarkon për vitin 1998.

Kabashi ka refuzuar të dëshmojë, duke thënë se arsyeja e vetme pse ai nuk don të flasë për zhvillimet, është se ai nuk ka vullnet ta bëjë kët.

Prokurori ka përfunduar me pyetjet për dëshmitarin Kabashi, ndërkohë që sërish, tash më propozim të gjykatësit Roggers, seanca ka vazhduar të zhvillohet e mbyllur për publikun. (LajmeShqip.com)