Lajme Shqip Friday, 19 August 2011 15:57

Hagë – Ish-pjesëtari i UÇK-së, Shefqet Kabashi, sot e ka shtyrë deklarimin para Tribunalit të Hagës rreth fajësisë, sipas akuzës për shpërfillje të gjykatës.

Gjyqtari  Alfons Orie e ka caktuar 26 gushtin, ditën kur Kabashi duhet të rishfaqet para Tribunalit.

Kabashi akuzohet sepse dy herë, në qershor dhe nëntor të vitit 2007, kishte refuzuar të dëshmonte në cilësinë e dëshmitarit të prokurorisë në gjykimin kundër Ramush Haradinajt, ndonëse ishte i pranishëm.