Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 14:16

Prishtinë – Kabineti i Zv/kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur për dy njohje të reja të shtetit të Kosovës, që vijnë nga Afrika.

Republika e Guinea Conacru dhe Republika e Nigerit e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Detajet tjera të njohjes do të bëhen të ditura më vonë, ka njoftuar kabineti i Pacollit. (LajmeShqip.com)