Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 09:07

Prishtinë – Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë me përfaqësues të shtetit të Kosovës dhe me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler.

Westerwelle vjen në Kosovë, në kuadër të turit ballkanik, që ka në plan vizitën në Podgoricë, Zagreb e Prishtinë.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, ai përcolli qëndrimin e qartë se Gjermania nuk do të negociojë për ndryshimin e kufijve në Ballkan.

“Rruga në Bashkimin Evropian shkon përmes demokracisë, reformave, bashkëpunimit dhe zgjidhjes paqësore të të gjitha konflikteve. Në këtë kontekst, kemi besim të plotë në qasjen konstruktive të Malit të Zi ndaj Kosovës. Ka vetëm një mënyrë për t’i zgjidhur konfliktet dhe ajo është dialogu”, ka thënë Westerwelle.

Ai ka vënë në dukje se “integriteti territorial i vendeve të rajonit është diçka për të cilën Gjermania nuk do të negociojë”. (LajmeShqip.com)