Lajme Shqip Sunday, 06 November 2011 12:18

Tiranë (E Hënë 03-11-2010) – Rifillon sot procesi i numërimit të votave që 1500 delegatët e Kongresit të PS-së hodhën të shtunën gjatë procesit të votimit për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Delegatët nga i gjithë vendi votuan një listë me 186 kandidatë, për të zgjedhur 121 prej tyre, ku 80 do të jenë burra dhe 41 gra. Në këtë mënyrë PS përmbush kuotën e 30% të përfaqësimt të grave, si parashikohet në statutin e socialistëve. Në listën e anëtarëve të Asamblesë bien në sy emra të njohur nga shoqëria civile, por dhe figura të spikatura të socialistëve, të larguar pas vitit 2005. 

Asambleja e re Kombëtare do të ketë 250 anëtarë, por një kategori e tyre, si deputetë, kryetarët e degëve në rrethe, etj, hyjnë automatikisht. Në ditët në vijim Asambleja pritet të zgjedhë kryesinë e re të PS-së dhe sekretariatin.

 

*********************************************

Tiranë (E Diel  06-11-2010)- Kongresi i Partisë Socialiste mbylli punimet mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot ka vijuar numërimi i votave për zgjedhjen e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare .

Më tej, do të jetë Asambleja e re, e cila do të zgjedhë kryesinë dhe sekretarët që do të jenë stafi më i afërt i kryetarit, Edi Rama. 1500 delegatë të ardhur nga gjithë Shqipëria votuan dje programin e ri politik, i përmbledhur në një broshurë prej 92 faqesh nën titullin “Rilindja Shqiptare”, por edhe ndryshimet në statutin e saj.

Rama ka vijuar komentet e tij në Twitter duke vlerësuar Kongresin shumë të bukur. Përsa i përket emrave që gjenden në listën e kanidatëve për në asamblenë kombëtare figurojnë edhe prurje të reja si ajo e ish-prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, aktivistja për të drejtat e grave në Shqipëri Iris Luarasi, diplomati i shkarkuar para pak kohësh nga ministria e jashtme Dritan Hila apo rikthimi në rradhës e socialistëve i Viktor Dodes dhe Mezan Malajt i cili dikur mik i Rames, u bashkua pas vitit 2009 me lëvizjen e mendimit ndryshe.

Por edhe rikthime të tjera si ish-ministri Anastas Angjeli, ish-kreu i PS-së së Tiranës Musa Ulqini, ish-ambasadori Bashkim Zeneli dhe deputeti Bukurosh Stafa ë cili ishte një nga 6 ligjvënësit socialistë që në vitin 2007 votuan pro Bamir Topit President.

Përplasjet fizike dhe debatet në kongres…

Por siç raportohet nga të perditshmet shqiptare, kongresi nuk ka kaluar pa incidente deri në përplasje fizike. Kështu, mesohet se kreu i bashkisë së Poliçanit Adriatik Zotkaj ësht pëfshirë në debate të ashpra me deputetin Erjon Braçe dhe kreun e PS-se së rrethit Fier Selman Hodaj të cilin edhe e ka goditur me grusht, lidhur me përfaqësimin e mbështetësve të tyre në asamble.

Por përplasjet nuk kanë përfunduar me kaq pasi deputeti i Fierit Albert Çaçi i është drejtuar me tone të ashpra sekretarit organizativ Blendi Klosi për mënyrën e hartimit të listave për Fierin.