Lajme Shqip Wednesday, 12 December 2012 13:46

Stockholm  – Një muze i ri që i dedikohet grupit ABBA mund të tërheqë mijëra vizitorë në kryeqytetin suedez, por kjo nuk do të thotë që katër anëtarët e grupit do të bashkohen ndonjëherë në skenë. Këtë konstatim e ka dhënë anëtari i ABBA-s, Bjorn Ulvaeus. Muzeu, me një ekspozitë të përhershme të bendit, do të hapet në maj të vitit të ardhshëm. Në të do të ekspozohen relikte, siç janë kostumet e skenës që i kanë veshur anëtarët e ABBA-s. Por Ulvaeus – 67-vjeçari që është përfshirë në funksionalizimin e muzeut, ka thënë se nuk do të ketë performancë të bendit, që për herë të fundit u pa bashkë në skenë 30 vjet më parë.

“Nuk do të ketë ribashkim muzikor…ose duhet ta them në skenë. Kjo nënkupton se nuk do të ndodh asgjë në skenë”, ka thënë ai. ABBA, i cili ishte në përbërje të Agnetha Faltskog, Anna-Frid Lyngstad, Benny Andersson dhe Bjorn Ulbaeus, kanë bërë famë që nga viti 1974, kur fituan garën e këngës evropiane me këngën “Waterloo”.(LajmeShqip.com)