Lajme Shqip Tuesday, 06 March 2012 16:16

Rojtarët serb të Barrikadave që kanë përkrahjen dhe paguhen nga Qeverisa e Serbisë  në Zubin Potok kanë bllokuar tri makina të EULEX-it të cilat ishin nisur për në pikalimin kufitarë në Bërrnjak. Kriminelët serb kanë detyruar pjestarë e EULEX-it që të kthehen prapë në jug të Mitrovicës. 

Pas kësaj KFOR-it ka bllokuar rrugën Zubin Potok-Zupqi dhe Zubin Potoku-Zvecan në fshatin Jagjenicë. Pas kësaj bllokade të rrugëve nga ana e KFOR-it një numër serbësh janë tubuar në afërsi të pikave të KFOR-it duke kërkuar lirimin e rrugës për qarkullim.

Në anen tjetër burime të portalit njoftojnë se i ashtuquajturi kryetar i komunës së Mitrovicës Kërstimir Pantiq, si komandant i shtabit serb të krizës për Mitrovicë ka urdhëruar shtimin e numrit të personave të cilët duhët të ruajnë barikadat.(LajmeShqip.com)