Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 07:58

Gruaja e Muhamet Krasniqit – Komandant Malishevës përmes një letre publike, sjellë disa pyetje e ku përmes tyre ajo tregon se janë shumë të prekur dhe të indinjuar me shkrimin e fundit ku u tha se Komandant Malisheva kishte tentuar të vetëvritej në burgun maqedonas.

”A keni familje? A keni nënë dhe baba? A keni grua dhe fëmijë? Dhe mbi te gjitha a keni Zemër?”, janë disa nga pyetjet që gruaja e Komandant Malishevës i bën në letrën publike për Alsat-M.

Ndërkohë se Muhamed Krasniqi, i njohur si Komandant Malisheva, nuk ka tentuar të kryejë vetëvrasje, deklaroi përfaqësuesi i tij ligjor, Naser Raufi. Pas kërkesës së familjes së Krasniqit, avokati sot ka vizituar klientin e tij në burgun e Prilepit ku ai mbahet në paraburgim, dhe është siguruar se Krasniqi është në gjendje të mirë psiko-fizike.

Deklarata e Raufit, është e para pas informacionit të marrë nga burime jozyrtare që publikoi ALSAT M, se Malisheva ka tentuar vetëvrasjen në paraburgim. Ky televizion thotë se zyrtarisht, nga institucionet kompetente, ende nuk ka një përgjigje me shkrim mbi këto dyshime.

“Burime nga sektori i drejtësisë, pasdite na informuan se nuk ka pasur një tentativë vetëvrasjeje, dhe se qëndrimi i tyre i plotë do të shpaloset nesër”, shkruan Alsat në versionin elektronik.

Një ditë më parë, duke iu referuar burimeve jo zyrtare dhe të pakonfirmuara, ALSAT M publikoi se Muhamed Krasniqi kishte tentuar vetëvrasjen me acid sulfurik, ngjarje kjo e dyshuar si e ndodhur 10 ditë më parë, por e penguar nga personat e tjerë.

Informacioni erdhi gjatë periudhës kur të dyshuarit e grupit të Kumanovës u morën në pyetje nga Prokuroria, edhe pse sipas avokatëve mbrojtës ata nuk pranuan të flisnin, pasi kërkuan më parë nga Prokuroria që të njiheshin me provat që pala e akuzës posedon. Për ngjarjet e Kumanovës më 9 dhe 10 maj të dyshuar janë gjithsej 33 persona. Gjatë luftimeve, humbën jetën 8 policë, 38 u lënduan ndërkohë që nga radhët e grupit, humbën jetën 10 persona.

Ndërkaq, ky është reagimi i plotë i gruas së Muhamet Krasniqit, drejtuar Alsat M-së, e për të cilën ajo ka kërkuar që të mos ketë ndërhyrje:

Bashkëshortja e Komandant Malisheve Letër publike për Alsat M

A keni familje?A keni nene dhe baba?A keni grua dhe femije?Dhe mbi te gjitha a keni Zemer?

Nese Komandant Malisheven nuk e ka perkrahjen nga qeveria e kosoves as partite me shqipetare ne maqedoni,ta dini se ka familjen dhe popullin qe ju si subjekt medial duhet ti pergjigjeni se…

Qka ju shtyri te na e shtoni dhembjen?Kush jeni ju dhe kush ju paguan?A jeni edhe ju shqipetare apo…?

Une Arjeta Rexhaj Krasniqi bashkeshortja e Muhamet Krasniqit kerkoj pergjegjesi nga Alsat M dhe te gjitha ato mediume qe ne portalet e tyre me shume kenaqesi e dhate kete lajm qe vetem mendja e semure e portalgjinjeve e bene kete…!

Gjithashtu ndjej obligim moral ndaj gjithe popullit shqipetar qe keto dite na perkrahen dua te ju them qe Komandant Malisheva eshte shendosh e mire dhe as qe ka menduar te beje diqka te tille.

Dhe permes kesaj letre dua tua percjell fjalet e Komandantit:

Une Muhamet Krasniqi i drejtohem familjareve te deshmoreve dhe te burgosurve,shokeve te idealit dhe mbare popullit shqipetare dhe ju betohem qe me daten 09.05.2015 kam menduar disa here te vetevritem,por per shkak te tradhetise jam dorezuar qe te del e verteta ne shesh,e kur ate dite nuk kam bere nje gje te tille nuk do e beje kurre.

E ne keto momente kam nevoj per perkrahjen e juaj morale populli im i dashur e jo per thashetheme….” (sic.), përfundon shkrimi i zonjes Krasniqi.